13 të vdekur në një lokal nate në Spanjë

Zjarri i fuqishëm shpërtheu në Murcia në juglindje të Spanjës, i paqartë shkaku

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës.

Ekipet e shpëtimit si dhe familjarë janë duke kërkuar njerëz të zhdukur pas shpërthimit. Zjarri nisi në orët e para të së Dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit. Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit.

Ende mbetet e paqartë sesa persona ndodheshin në klubin e natës, ndërsa katër prej tyre janë asfiksuar dhe ndodhen në spital. Nuk dihen ende arsyet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share