12 ZJARRE AKTIVE NË RMV
Për dallim nga ditët tjera situata me zjarret në RMV është më stabile. Nga Qendra për Menaxhimin me Kriza njoftojnë se po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet vendore dhe ndërkombëtare për të vënë zjarret në kontrrollë. Apelojnë qytetarët që të kenë kujdes gjatë festës.
Edhe pse mbrenda 24 orëve të fundit numri I zjarëve aktive ishte mbi 40 vatra zjarri shumica prej tyre janë shuar falë ndihmës nga mbrenda por edhe asaj e cila tani më ka arritur nga shtete të ndryshme. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat Stojançe Angelov njoftoi se për momentin janë aktiv 12 vatra zjarri. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që gjatë fundjavës së zgjatur të kenë kujdes që të mos shkaktohen zjarre të pa qëllimshme.
“U bëj thirrje qytetarëve gjatë ditës së nesërme të festës, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin në natyrë, që të mos shkaktojnë zjarr që mund të përfundojë me pasoja katastrofike”, tha Angelov.
Angelov njoftoi se po shfrytëzohen të gjitha kapacitet të cilët kanë arritur nga BE.
“Helikopteri I Çekisë që duhet të zbres në çdo moment do të dërgohet mes Probishtipit dhe Sveti Nikollës. Ndërsa airtraktori do të dërgohet në linjën mes Svetinikollës, Probishtipit, Kratovës dhe Kumanovës, ku është një linjë e gjatë e zjarrit”, tha Angelov.
Për momentin situate më e vështirë është paraqitur pranë fshatit Negrevë, afër Pehçevës, zajrr i cili rrezikonte të arrijë në qytet, I n jejti është ende aktiv dhe vazhdon të digjet në komunën e Staro Nagoriçanit, afër fshatrave Malotinë dhe Zheglane. Ndryshe, gjatë ditës së djeshe drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave , Stojançe Angelov, njoftoi se në seancën e djeshme të Këshillit drejtues kanë marrë vendim që t’i propozojnë Qeverisë përfshirjen e mekanizmit të ndihmës së NATO-s./tvklan.mk/