Blinken-Osmani: Kapitull i ri në partneritetin strategjik

SHBA-të DHE RMV-ja NISIN DIALOGUN STRATEGJIK

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, në bisedën me delegacionin nga Maqedonia e Veriut, në fillim të Dialogut Strategjik në mes dy vendeve ka theksuar se kjo është mënyrë për thellimin e bashkëpunimit, por edhe të koordinimit në mes Shkupit dhe Uashingtonit. Blinken Ministrit të Punëve të Jashtme i ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të shohin lëvizje dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë për fillimin e negociatave aderuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. SHBA-të kanë ndarë 40 milionë dollarë për modernizimin në fushën e mbrojtjes.

Me tema rreth agresionit rus në Ukrainë, angazhimet për zgjerimin e BE-së, por edhe për diversifikimin energjetik dhe masat për kontroll të ndryshimeve klimatike, në Uashington u mbajt sesioni i parë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam shumë i kënaqur që e kemi inicuar Dialogun Strategjik, i cili konsideroj se do ta thellojë bashkëpunimin dhe koordinimin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Jemi shumë të kënaqur ta bëjmë këtë.” – tha Blinken.

30 vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 15 vite pas partneritetit të ndërsjellë strategjik, ky është përparim logjik në marrëdhëniet dypalëshe, ka vlerësuar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili së bashku me tre ministra të Qeverisë qëndron në Uashington.

“Konsideroj se kjo do të hapë kapitull të ri dhe do ta kornizojë bashkëpunimin tonë të përgjithshëm, do të sjellë dinamizëm dhe parashikueshmëri. Kjo është posaçërisht e rëndësishme tani kur po sfidohen vlerat tona, ndërsa ne vendet që ndajmë vlera të përbashkëta duhet të jemi në koordinim të ngushtë që t’u përgjigjemi këtyre sfidave.” – deklaroi Bujar Osmani

Me bllokimin e rrugës evropiane nga ana e Bullgarisë fqinje, Shkupi shpreson se SHBA-të do të jenë më efikase se BE-ja në përpjekjet për heqjen e vetos deri në fund të këtij muaji. Blinken ka vënë në dukje se do të vazhdojnë me mbështetjen.

“I mbështesim fuqishëm ambiciet e Maqedonisë së Veriut për procesin aderues drejt BE-së. Dëshirojmë shumë të shohim lëvizje dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme.” – deklaroi Blinken.

Përndryshe SHBA-të vetëm gjatë vitit të fundit kanë vendosur Dialog Strategjik me dhjetëra shtete, në mesin e të cilave Sllovenia, Kroacia, Polonia, Austria dhe të tjera. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share