111 vite Pavarësi, krerët e shtetit shqiptar në Vlorë

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, merr pjesë edhe Kurti

Krah njëri-tjetrit, të veshur kuq e zi dhe nën tingujt e himnit kombëtar, krerët më të lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

I pari që çoi kurorën në varrin e Ismail Qemalit ishte kreu i shtetit Bajram Begaj, i cili merr pjesë për herë të parë në festimet e Pavarësisë së Shqipërisë si President i Republikës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas ceremonia e vendosjes së kurorave vijoi me Kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin nuk mungoi as Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Festa e Pavarësisë la pas edhe përplasjet politike, duke i lënë vend një shtringimi duarsh mes dy kryeministrave shqiptar.

Së bashku përshkuan qytetin e Vlorës ku takuan dhjetra qytetarë, të cilët morën pjesë në festime.

Në përfundim, Albin Kurti u përcolli një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve.

Ndërsa krerët e shtetit shqiptar urimet i bënë në rrjetet sociale. Presidenti Bajram Begaj tha se modeli frymëzues i etërve themelues, duhet të shërbejë si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët. Ndërsa Kryeministri Rama zgjodhi të përshëndesë shqiptarët me këtë foto të veçantë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share