“Travesias”: Shqipëria, destinacioni që ofron gjithçka

Media spanjolle shkruan se udhëtarët do të habiten nga gastronomia dhe kultura e pasur

Edhe pse jemi në Shtator, Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja të cilat e shohin si një destinacion turistik mjaft tërheqës.

Për gastronominë dhe kulturën e pasur Shqipërisë nuk i ngjan asnjë tjetër shkruan media spanjolle ‘Travesias’.

Shijet shqiptare janë pasqyrë e ndikimit mesdhetar nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia, por pjatat me bazë perimesh dhe erëzash do t’iu kujtojnë turistëve pak nga shijet turke. “Të gjitha pjatat shoqërohen me verëra të shkëlqyera vendase”, shkruan media spanjolle.

Pavarësisht se ka një sipërfaqe të vogël Shqipëria krenohet me madhështinë e historisë së saj. Në Tiranë ka copëza historie gjithmonë të pranishme, nga shtëpia e diktatorit, Piramida, e deri tek bunkerët e braktisur brenda qytetit të cilët janë shndërruar në galeri dhe muze.

Tirana ka shumë për të ofruar ndërsa përshkruhet nga media spanjolle si një qytet miqësor kjo falë edhe mikëpritjes së vendasve. Turizmi në Shqipëri ka filluar të lërë gjurmë, veçanërisht në qytetet historike si Berati apo Gjirokastër, në jug të vendit.

Qyteti i Beratit, i vendosur në brigjet e lumit Osum konsiderohet si vendbanimi më i vjetër në Shqipëri.

Shtëpitë e vogla të bardha, me dritare druri, mbulojnë të dy anët e malit duke u dhënë udhëtarëve një eksperiencë unike. Gjirokastra, është një qytet që dallohet për arkitekturën e stilit otoman që edhe e ndihmoi të përshihej në listën e UNESCO-s në vitin 2015.

Në shumë qytete bregdetare, përmend qytetin e Vlorës e cila mund t’ju ngjasojë turistëve me Costa del Sol në Spanjë ose me plazhet greke, por në ndryshim nga këto destinacione pushimet do të kushtojnë më pak falë kostove të ulta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share