Zyrtarizohet Fronti Europian, Skender Rexhepi-Zejd: Reshtohemi në super-ligë me BDI-në për të ardhmen europiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka zyrtarizuar koalicionin e Frontit Europian me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd.

Rexhepi Zejd tha se për të është kënaqësi që bashkohet në këtë rrugëtim pro-europian, drejt një ardhmërie më të mirë dhe më një politikbërie më cilësore dhe përmbajtësore për të gjithë.

Ai potencoi se është bërë zgjedhja e duhur sepse janë rështuar në super-ligë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot e llogarisimin se për ne është një ditë historike, sepse sot hapet kapitulli Fronti Europian. Në këtë rrugëtim të mirë, drejt një ardhmërie europiane, një nisme e cila do të jetë me këmbë të mbarë, sepse ky front përbëhet nga BDI dhe Lëvizja Populli. Mos të harrojmë se BDI ka rrugëtim 22 vjeçar në politikë, pjesëmarrje në qeverisje, ndaj Levizja Populli do të jetë një sihariq i madh në këto zgjedhje me këtë bashkëpunim, me program përmbajtësor për familjen, shtetin dhe shoqërinë. Së bashku do të luftojmë dukuritë negative në shoqëri, ndaj Fronti Europian do të bëj mrekulli dhe do të dëshmoi që kemi kapacitet të mirë, jo vetëm për te fituar zgjedhjet por po reshtohemi në super-ligë”, deklaroi Rexhepi Zejd./Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share