Kampioni I Maqedonisë së Veriut klubi I futbollit Struga Trim Lum ka zyrtarizuar angazhimin edhe të një futbollisti. Bëhet fjalë për mesfushorin defanzivë 26 vjeçar Stefan Jeftovski I cili vinë nga skuadra hungareze e Ujpesht i cili pjesë e së cilës skuadër ishte për 3 vite të plota.
Ndryshe karrierën e tij ndërkombëtare e kishte nisur që si 19-vjeçar, kur nga klubi amë i Metalurgut ishte transferuar te Loko Plovdiv në Bullgari.
Destinacioni i radhës në karrierën e tij ishte Kroacia dhe skuadra e Varazhdin, pjesë e së cilës ishte për gjatë sezonit 2017/18, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten të luaj edhe në Ukrainë, me skuadrën e Arsenal Kiev (2018/19).
Vera e vitit 2019-të e gjeti atë sërish në futbollin tonë vendor, këtë herë me fanellën e Rabotniçkit, për të cilën skuadër brenda dy edicioneve zhvilloi 42 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola dhe 1 asist.
Jeftovski me Struga Trim Lum firmosi kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pasi nënshkroi të njëjtën u prezantua nga Drejtori ynë Sportiv, Besart Isaku.
Ndërkaq Struga Trim Lum ka publikuar edhe orarin e katër ndeshjeve kontrolluese që do të zhvilloj në fazën përgatitore.
20.06.2024 në Strugë, Struga TRIM LUM – Tikveshi,
24.06.2024 në Pgradec, Struga TL – Partizani
28.06.2024 në Strugë, Struga Trim Lum – Tirana
01.07,2024 në Ohri takohen Struga Trim Lum – Llapi /tvklan.mk/