Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet zyrtare të procesit të mbajtur më 17 dhjetor.
Sipas rezultateve finale, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë, raporton Euronews.rs, përcjell KlanKosova.tv.
Gjithsejt janë 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend; SNS 129 ulëse, “Serbia kundër dhunës” 65 ulëse, SPS 18, Nada 13, “Zëri i Popullit” 6, Zurkoliq 2, Uglanin 2 dhe Shaip Kamberi dhe Partia Ruse nga 1 mandat.
Kamberi ka siguruar 13 mijë e 501 vota, apo 0.35 përqind, ndërkaq sipas rezultateve finale në zgjedhjet e Serbisë kanë marrë pjesë 3 milionë e 815 mijë e 7 veta me të drejtë vote.