At që para katër ditëve e paralamëroi Klan Maqedoni se futbollisti 19 vjeçar Reshat Ramadani ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi para transferimit të tij në ekipin ukrains Dinamo Kiev, sot edhe zyrtarisht u bë realitet.
Ramadani te Dinamo Kiev do të mbajë veshur fanellën me numër 92, ndërsa ka nënshkruar kontratë për 5 vite.
Pa dyshim se është ky një ndër transferimet më të bujshme vitet e fundit, që ka të bëjë me futbollistë të rinj shqiptarë, e që transferohen direkt nga një klub vendor. Reshtat Ramadani, me ekipin e parë të Shkëndijës kishte debutuar me 19 shtator të vitit 2021, ndërsa tashmë i njëjti bënë një nga transferimet më të bujshme në historinë e klubit tetovar. /KlanMacedonia/