Kampionati i ri 2024/2025 në Ligën e pare të futbollit zyrtarisht do të fillon më 11 gusht me ndeshjet e raundit të parë, ndërkaq shorti për do të hidhet të hënën më 29 korrik, në hapësirat e FFM-së. Tani më është njohur se pjesë e ekipeve në elitën e futbollit vendor në mesin e 12 ekipeve është edhe Besa e Dobërdollit.
Tifozët e këtij klubi janë kureshtar të dinë se skuadra e tyre ku do të zhvillojë ndeshjet kampionate në cilësinë e vendasit, kur dihet se terreni në fshatin Dobërdoll nuk i plotëson kushtet për ndeshje të Ligës së Parë, prandaj drejtuesit klubit sot kanë dal me një komunikatë zyrtare për arritjen e marrëveshjes me Komunën e Gostivarit që ndeshjet të zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gostivar
Në njoftimin e KF Besa të Dobërdollit, thuhet:
“Njoftojmë me kënaqësi se kryesia e klubit ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me Komunën e Gostivarit për sezonin e ardhshëm 2024/25. Nga ky moment, të gjitha ndeshjet vendase të KF Besa do të zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gostivar. Ky hap shënon një kapitull të ri, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për tifozët dhe lojtarët tanë”, thuhet në njoftimin e KF Besa
Klan Maqedoni mëson se në stadiumin e qytetit në Gostivar ndeshjet në cilësinë vendasit do ti zhvillon edhe klubi i futbollit Gostivari, që gjithashtu është pjesë e elitës së futbollit vendor.