Japonezi, Takahara është emri më i ri që i bashkohet skuadrës së Struga Trim Lum. Ai te skuadra jonë vjen nga rradhët e Gostivarit, ndërsa vlen të theksohet se pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Gjermani. Takahara luan në krahun e majtë të mbrojtjes…
Masaaki Takahara do të jetë japonezi i parë në histori që do të luaj për skuadrën tonë. Bëhet fjalë për një futbollistë 28-vjeçar i cili vjen nga ekipi i Gostivarit, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në futbollin gjerman.
Ndryshe, gjithçka kishte nisur në vendlindjen e tij, me skuadrën e Shizugaku HS, për tu transferuar më pas në futbollin europian, më saktësisht në Spanjë, aty ku qëndroi për dy vite të plota.
Pasoi një periudhë e tij bukur e gjatë në Gjermani, aty ku luajti me 6 skuadra të ndryshme, derisa e fundit ishte Türkgücü München, nga e cila skuadër verën e vitit të kaluar erdhi në futbollin tonë vendor, duke veshur fanellën e Gostivarit.
Me Takaharan, kemi firmosur kontratë një vjeçare.
Të gjithë te Struga Trim Lum, japonezit i urojmë mirëseardhje, duke i uruar shumë suksese me fanellën “bardhekuq”.