Formula 1: Max Verstappen siguron “pole position” në Japoni

Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e sotëm “pole position” në pistën e suzuka, ku pas 24 orësh do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1.

Piloti holandez e nis mirë këtë fundjavë në japoni, ku ka shanse që të shpallet kampion bote për pilotë për të dytin vit me radhë.

Verstappen dha kohën 1’29”304, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrari, me vetëm 10 të mijëtat më shumë. Në vendin e tretë, me 57 të mijëtat më shumë se holandezi u rendit spanjolli Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndërsa i katërti u klasifikua meksikani Sergio Perez me Red Bull-in tjetër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share