Futbollisti 37 vjeçar Izair Emini I cili ka luajtur në ekipet si Shkënndija, Renova, Kukësi, Drita e Bogovinës, Drita e Gjilanit dhe së fundit edhe në Voska Sport, nga dita e sotme edhe zyrtarisht është futbollist I klubit të futbollit Besa. Këtë ekskluzivisht pë Klanmacedonia.mk, e pohoi vet futbollisti.
“Kam nderin që të noftoi opinionin se nga dita e sotme edhe zyrtarisht jam pjesë e KF Besa të Dobërdollit. Këtë vendim e mora duke pasur para sysh aspiratet e ekipit në kampionatin e ri 2023/2024. Këtë e ka dëshmuar me angazhimin e futbollistëve si Armend Alimi, Burim Sadiki dhe të tjerë. Unë pronarëve të klubit dhe tifozëve ju premtoj se do të japi më të mirën nga vetja ime. Besoj se ekipi Besa do të realizoi pretendimet e saja në kampionatin e ri” deklaroi Izair Emini
Sa i përket sukseseve si futbollist të Izair Eminit ato janë janë njohura për publikun pasi , ndërsa së fundit një sukses të jashtëzakonshëm arriti me ekipin Voska Sport me kualifikimin në Ligën e parë, ku kontributi i tij ishte shumë madh pasi nga 27 ndeshje realizoi 17 gola dhe plotë 11 asiste. /KlanMacedonia/