Zyrtare: Interi zgjat bashkëpunimin me Kristjan Asllanin deri në vitin 2028

Inter përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Sipas kontratës së re, ylli i kombëtares kuqezi do të mbetet pjesë e zikaltërve deri në vitin 2028, ndërsa ky lajm na bën me dije se sa shumë e vlerësojnë atë drejtuesit e klubit italian.

Më herët ishte raportuar nga mediat spanjolle se për Asllanin interesim konkret ka shprehur PSG-ja, megjithatë, këto raportime dalin të jenë të pavërteta.

22-vjeçari ishte bërë pjesë e Interit në korrik të vitit të kaluar për shumën e 10 milionë eurove nga Empoli.

 

Në total deri më tani ai ka zhvilluar 64 ndeshje me fanellën e ‘Nerazzurrëve’ duke arritur që të shënojë një gol dhe të dhurojë dy asistime.

Së fundmi ai u paraqit nga minuta e parë për Interin në duelin që ata e zhvilluan ndaj Monzës e që përfundoi me barazim 1-1./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share