Granit Xhaka është futbollisti më i ri i skuadrës së Bayer Leverkusenit.
Ishte vet klubi gjerman që njoftoi zyrtarisht për transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova.
Nga kjo lëvizje, Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave.
30-vjeçari ka nënshkruar deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.
Kampioni gjerman nuk është i panjohur për Xhakës, pasi më parë u paraqit për Borussia Moenchengladbach, me të cilët kishte luajtur 108 ndeshje, ndërsa kishte realizuar gjashtë gola e tri asistime.
Largimi i Xhakës përflitej ende pa përfunduar edicioni në Premier League.
Xhaka e ka kompletuar edicionin më të mirë te Arsenali, me shtatë gola e po aq asistime në 37 paraqitje. Gjithsej në kampionatin anglez i ka luajtur 225 ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 24 asistime.
Ai tek Arsenali ka luajtur prej vitit 2016, kur ishte transferuar nga Borussia Moenchengladbach.
E tash, mesfushori kosovar do të jetë pjesë e Leverkusenit, të cilët kishin përfunduar të gjashtit në Bundesliga. Xhaka si trajner tek gjermanët do ta ketë Xabi Alonson.