Zyrtare: FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026

Mbrëmjen e djeshme, FIFA njoftoi se është përcaktuar tashmë se cili do të jetë stadium i finales së kupës së botës se vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës, do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të futbollit New York Giants dhe New York Jets.

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese, do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share