Federata e Futbollit të RMV-së ka zyrtarizuar vendimin që të ardhurat e përgjithshme nga shitja e biletave për ndeshjen e ardhshme kualifikuese kundër Uelsit, që do të zhvillohet të martën në Shkup, me fillim në 20:45, të dhurohen për të prekurit nga tragjedia në Koçanë.
Kjo informatë u paralajmërua dje nga kreu I FFM-së, Masar Omeragiq, kurse tani zyrtarisht është konfirmuar përmes rrjeteve sociale të federatës.
Njoftohet se deri tani janë shitur rreth 18.000 bileta, kurse kanë mbetur 7 – 8 mijë tjera. Priten mbi 20.000 tifozë në shkallët e stadiumit që t`u japin mbështetje përfaqësueses së RMV-së por edhe familjeve të prekura nga tragjedia në Koçanë.
Të martën në tribunën lindore do të akomodohen vetëm disa qibdra tifozë të Uelsit.