Shorti, sjell takime interesante në 1/8 e finales në Konferencë Ligë

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti dhe janë mësuar çiftet për fazën e 1/8-s në Ligën e Konferencës. Gara e tretë evropiane për klube për nga rëndësia ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi kanë mbetur vetëm edhe 16 skuadra që synojnë trofeun. Kështu, janë mësuar tetë çiftet që do të ndeshen mes vete për një vend në çerekfinale.

Në këtë fazë luajnë klube të njohura evropiane si Lacio, Viljareali, Baseli, Uest Hemi, Fiorentina dhe Anderlehti. Ndeshja më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Anderlehtit dhe Viljarrealit. Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Fiorentinws dhe Sivasporit, si dhe Lacios dhe AZ Alkmaar-it.

Finalja e madhe e Ligës së Konferencës është paraparë të zhvillohet me 7 qershor në “Eden Arena” të Pragës, në Çeki. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 dhe 9 mars. Ndërsa ato kthyese më 15 dhe 16 mars

Takohen

AEK Larnaca – West Ham United

Fiorentina – Sivasspor

Lazio – AZ Alkmaar

Lech Poznan – Djurgarden

Basel – Slovan Bratislava

Sheriff Tiraspol – Nice

Anderlecht – Villarreal

Gent – Istanbul Basaksehir

Lexo gjithashtu
Total
0
Share