Klubi i futbollit Voska Sport nga Ohri ekip e cila në kampioantin 2023/2024 u inkuadrua në elitën e futbollit vendor, krahas ekipit stafit teknik dhe futbollistëve pronari Nefi Useini, po bënë konsulidimin e edhe të stafit drejtues dhe atë me persona që kanë përvoj të gjatë në futboll.
Kështuqë nga dita e djeshme drejtor i ri i përgjithshëm në klubin e futbollit Voska Sport është emëruar Enver Sulejmani ish-zëvendës sekretari përgjithshëm në FFM.
“Ndihem krenar për besimin që më ka dhënë pronari i KF Voska Sport, Nefi Useini. Unë jam i vetëdijshëm se ky post aq sa është privilegj është edhe përgjegjësi e madhe, por unë si gjithmon çdo detyrë që e pranoj e kryej me përkushtim. Besoj se kështu do të jetë edhe me detyrën që më ka angazuar pronari I Voska Sport. Ekipi ynë do të dëshmoj se jo rastësisht gjendet në mesin e ekipeve më të mira në elitën e futbollit të Maqedonmisë së Veriut” tha Enver Sulejmani tanimë drejtor I përgjithshë I KF Voska Sport.
Enver Sulejmani është punëtor shumëvjeçar në futbollin e vendit tonë sidomos në ekipin e Shkëndijës dhe atë Renovës kontributi i të cilit është i padiskutueshëm. Nga viti 2013 deri në vitin 2018, Enver Sulejmani ushtroi detyrën e zëvendës sekeretarit të përgjithshëm në FFM.