Verstappen më i shpejti në provat e lira

Maks Verstappen ishte më i shpejti në provat e lira në Çmimin e Madh të Kanadasë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas piltotit të Red Bullit, i dyti me kohën më të mirë ishte Sharls Lekler me Ferrarin e tij.

Në vend të tretë, në pistën “Gilles Villeneuve” doli një tjetër pilot i “Kokëkuqes”, Karlos Sainz.

I katërti në provat e lira doli Sebastian Fetel dhe pas tij dy herë kampioni i botës Fernando Alonso me makinën e tij Alpine.

Vëmendjen në pistën Zhiles Vilenëv e tërhoqi një brejtës, i cili kaloi rrugën përpara makinës së Sainzit gjatë praktikës së parë, por spanjolli arriti në momentet e fundit ta shmangte përplasjen.

Vëmendja është te skuderia e Ferrarit, me dy makinat që u detyruan ta linin në mes Çmimin e Madh të Azerbajxhanit fundjavën e shkuar për shkak të problemeve në motor.

Lekler ka marrë gjashtë pole-position në tetë gara në këtë sezon, por makina e tij ka shfaqur defekte që i kanë kushtuar.

Ai rrezikon që të penalizohet me 10 vende pas në rreshtimin në nisje në Çmimin e Madh të Kanadasë, nëse në motorin e mjetit zëvendësohen pjesë.

Verstappen ka fituar katër nga pesë garat e fundit dhe kryeson renditjen e pilotëve të përgjithshëm me 21 pikë më shumë se sa shoku i skuadrës, Serxhio Perez.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share