Chelsea ka njoftuar të mërkurën se ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel, pas vetëm shtatë ndeshjeve në këtë edicion.
Shkarkimi i trajnerit gjerman vjen pas humbjes 1:0 të Chelseat nga Dinamo Zagrebi të martën, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve në Champions.
Në Premier League, Chelsea pas gjashtë ndeshjeve ka tubuar dhjetë pikë. Ka lënë për të dëshiruar me performancat në fushë, pavarësisht rezultatit.
49-vjeçari drejtoi Chelsean në 100 ndeshje që nga gjysmë sezoni 2019/20. Fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Shkarkimi i tij po konsiderohet befasi, duke ditur se Chelsea ishte skuadra që shpenzoi më së shumti në afatin kalimtar të verës që u mbyll vetëm gjashtë ditë më parë