ZYRTARE: Ardian Limani firmos kontratë dyvjeçare me KF Shkëndija

Ardian Limani nga dita e sotme edhe  zyrtarisht bëhet futbollist i ekipit të Shkëndijës së Tetovës. Mbrojtësi 29 vjeçar ka firmosur kontratë dy vjeçare me ekipin kuqezi

Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre, ka deklaruar Limani për Shkëndija Channel. 

Limani vjen nga qyteti i Gjilanit, ku u bashkua me skuadrën e Dritës që në moshë shumë të re. Duke kaluar gjitha grupmoshat arriti në ekipin e parë të Dritës, ku vitet e fundit ishte kapiten dhe fitoi dy tituj kampion, ndërsa më herët kishte fituar titullin edhe me Feronikelin. Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share