ZYRTARE – Aleanca i thotë “PO” qeverisë, ja çka do të fitojë!

Kryesia e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri.

Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari tregoi se ata kanë dëgjuar zërin e anëtarësisë.

“Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësin e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, tha Taravari, përcjell Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Taravari deklaroi se ASH do të ketë zëvendësminstra në Mbrojtje dhe Bujqësi.

Në vazhdim, siç thotë Taravari do të vazhdojnë diskutimet për çështjet kadrovike dhe detaje tjera në lidhje me marrëveshjen.

Në fillim do të zgjidhet qeveria e pastaj do të vijojë procedura për emërimin e drejtorëve, sqaroi Taravari, duke mos dashur të japë emra konkretë për funksionarë të ardhsheëm apo edhe për drejtoritë të cilat kjo parti do t’i drejtojë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share