Zvicra: Nuk mund të na kërkohet të shkelim ligjet tona duke dërguar armë në Ukrainë

Zvicrës “nuk mund t’i kërkohet të shkelë ligjet tona”, tha presidenti i vendit Alain Berset kur diskutoi nëse mund të dërgojë armë në Ukrainë. Berset foli për çështjen e neutralitetit në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Berset tha se, ndërsa diskutimet janë duke vazhduar nëse vendi duhet ose mund të ndryshojë qëndrimin e tij për rieksportin e armëve në Ukrainë, aktualisht është jashtë diskutimit, me ligjin zviceran që është shumë i qartë në lidhje me diçka të tillë.

Zvicra ka qenë një vend neutral që nga viti 1815, ku në bazë të ligjeve të saj ajo nuk mund të dërgojë armë drejtpërdrejt ose tërthorazi në shtetet që janë në luftë.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vendi është përballur me presion në rritje nga fqinjët e tij europianë për të miratuar dërgimin e armëve në Ukrainë.

Sidoqoftë, Zvicra shkeli status quo-në e saj të neutralitetit menjëherë pas fillimit të luftës duke miratuar sanksionet e Bashkimit Europian në mars 2022. Berset tha se Zvicra po e merr seriozisht zbatimin e këtyre sanksioneve dhe po bën gjithçka që është e mundur për t’i zbatuar ato.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share