Zvicra, masa të ashpra për kursimin e energjisë

Gjobë ose burg nëse ngroh shtëpinë më shumë se 19 gradë

3 mijë euro gjobë, madje edhe burgim, janë masat radikale ndëshkuese që ka vendosur të marrë qeveria e Zvicrës, vendit që shquhet pak për aplikimin e ndëshkimeve të ashpra ndaj qytetarëve të saj. Por kriza energjetike që ka mbërthyer Europën për shkak të mungesës së gazit rus që ka sjellë sulmi në Ukrainë, e që do të thellohet gjatë dimrit, i ka bërë autoritetet e këtij vendi, më të ashpër se në gjithë kontinentin.

Mediat zvicerane publikuan planin që ndalon rreptësisht qytetarët të gradojnë nëpër shtëpi me më shumë se 19 gradë kaloriferët me ngrohje qendrore gjatë dimrit. Uji i ngrohtë për t’u larë nuk lejohet të ketë një temperaturë më të lartë se 60 gradë. Ujë të ngrohtë nuk mund të ketë as në pishina. Madje edhe saunat do të dalin jashtë përdorimit.

Gazeta e njohur zvicerane Bick shkruan se policia zvicerane mund të ushtrojë kontrolle të papritura nëpër shtëpi, për të konstatuar shkeljet. Megjithatë, rregullat e reja pritet të përballen me kundërshtime në rrugë ligjore nga qytetarët, të cilëve u është lënë kohë deri më 22 Shtator për të shprehur çdo ankesë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share