Zv/Ministrja e bujqësisë takon bujqit e dëmtuar në Studeniçan

BERISHA: NESËR DO TË DËRGOJ ANËTARIN T’I EVIDENTOJNË DËMET

Një ditë pas lajmit të të transmetuar në Klan Maqedoni për dëmet që pësuan bujqit nga stuhia në komunën e Studeniçanit në Shkup, sot për të pare nga afër këto dëme nga shkoi Zëvëndës ministrja e bujqësisë Vjollca Berisha. Iu premtoi atyre se do të dërgoj ekip nga Ministria për ti evidentuar dëmet.

Zëvëndës ministrja e bujqësisë Vjollca Berisha shkoi për t’i parë nga afër dëmet e bujqëve të komunës së Studeniçanit. U premtoi se nesër do të vijë përfaqësuesi i ministrisë së Bujqësisë për të evidentuar dëmet e shkatuara nga breshëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne që nesër do të veprojmë, nesër do ta çojmë anëtarin në Komision dhe përmes procesverbalit në Komisionin qeveritar t’i evidentojnë dëmet. A mendoni se qeveria do ta shpall si fond intervent për këtë rajon? Patjetër që po”, tha Vjollca Berisha, zëvëndës ministre e bujqësisë.

Një pjesë e bujqve kanë dëme 100 përqind në mbjellat e tyre, ndërsa kanë të vetim burim financiar prej të cilin mbajnë familjen.

“Vetëm me bujqësi merrem, vetëm speca kam tre hekter e gjysmë. Kam bostan, pjepër edhe ato janë të dëmtuar”.

“Nuk ka mbetur asgjë. Llom është…në mes edhe më keq… Sa e keni dëmin. Dëmi është 100%. Shikoni është dëm i madh”.

“Kjo është shumë e dëmtuar 95%. Edhe kjo është e dëmtuar, s’ka asgjë…Nuk do ta merr klasifikimin e duhur”, tha Ali Muaremi, bujk.

Ndryshe Qeveria gjatë ditëve në vijim në seancë do të caktojë nivelin e vlerësimit të dëmeve që shkon prej 10 deri në 30% në të gjithë rajonin ku ka dëme materiale./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share