Zëvendës ministri Rexhepi: Në projektet infrastrukturore do të përfshihen edhe qasja për personat me aftësi të kufizuar
Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi mori pjesë në konsultimin përfundimtar për draft Strategjinë Nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Ky është një organizim i Trupit koordinativ nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Rexhepi ka theksuar se projektet që do të zbatohen, do të perfshijnë masa për sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit, duke perfshirë dhe ato me aftësi të kufizuar.
“Ne si ministri për Transport dhe Lidhje jemi në fazën finale të përgatitjes së Programit Operativ Sektorial për transport nëpërmjet Programit Shumëvjeçar për transport për vitet 2024, 2025, 2026, 2027 me të cilin do te definohen projektet që do të jenë të financuara nga ana e BE-së përmes Programit IPA III. Projektet që do te implementohen, do të perfshijnë masa per sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit duke perfshirë dhe ato me aftësi të kufizuar”, ka deklaruar zv.ministri Rexhepi./KlanMacedonia