Aziri falënderon Grubin: Kultura shqiptare është institucionalizuar

Projekti më i madh i këtij viti nga ana e Ministrisë së Kulturës është krijimi i Ansamblit Muzikor. Me këtë sipas Sekretarit të kësaj ministrie, Valmir Aziri, është bërë institucionalizimi i kulturës shqiptare, informon Klan Macedonia.

“është projekt që po gatuhet, si ide është gatuar, është përpunuar, është modeluar prej gati 2-3 viteve në koluare të ndryshme të artistëve. BDI dhe unë si përfaëques i tyre në Qeverinë e Maqedonisë, bashkë me zv.kryeministrin e parë, Grubin, të cilin shfrytëzoj rastin ta përshëndes për gjithë atë guxim dhe elan që ka treguar për ta çuar deri në fund këtë ide… Unë mendoj se kemi bërë një punë shumë të madhe dhe kultura shqiptare, tashmë është e institucionalizuar. Nuk ka veprimtari kulturore që ne nuk e kemi futur brenda strukturës institucionale”, theksoi mes tjerash Aziri në emisionin 99 Minuta./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share