Zv/Kryeministri për Çështje evropiane me sjellje ballkanike!

PARKON NË ANËN E KUNDËRT TË RRUGËS, NUK RESPEKTON KËMBËSORËT

Shoferi i zëvendëskryeministrit për çështje evropiane u parkua në anën e kundërt të rrugës.

E më pas tejkaloi në dy vija të plota , nuk u ndal për të respektuar kalimin për këmbësor dhe për pak nuk shkaktoi aksident në trafik.

E Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, konsideron se gazetari po manipulon dhe se shoferi i tij nuk ka rrezikuar jetën e askujt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Zëvendëskryeministër, si shoferi juaj voziste në anën e kundërt të korsive, rrezikonte jetën e qytetarë tjerë e më pas sërish vazhdoi dhe kaloi në dy vija të plotë që ju të zbrisni?

Askush nuk e ka rrezikuar asnjë jetë. Të gjithë arritëm të sigurt”

Jeni zëvendëskryeministër për çështje evropiane. A do ta dënoni?

”Policia duhet ta dënojë unë nuk mundem. Do ta shoh se përse e bëri këtë. Ajo është veturë me regjim të posaçëm të lëvizjes”

Nuk i kishte të ndezura dritat?

”Në rregull, do të kontrolloj dhe do ta shohim. E askush nuk ka qenë i rrezikuar dhe mos manipuloni”

Mariçiq më pas mori edhe lirinë për ti shkruar mesazh privat gazetarit, duke e akuzuar se po tallet me mbipeshën e tij. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share