Rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës u shty për herë të dytë. Gjykata e Shtyrja u bë për shkak të mungesës së avokatit Samoil Filipovski, përfaqësues i Artan Etemit, njërit nga dy drejtorët e akuzuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Seanca e radhës është caktuar për 5 nëntor 2024, në orën 10:00.
Njëri nga familjarët e viktimave dot deklaroi se ka persona që janë bërë kryetar partie ndërsa duhet të jenë në bankat e të akuzuarve, duke aluduar në kreyn e LSDM dhe ish ministër I shëndetësis Venko Filipce.
“Për këtë akuzë duhet të jetë një zinxhir i madh i të akuzuarve, por shteti hesht. Kanë sjellë në akuzë Florin Besimin dhe Artan Etemin, ndërsa për Spitalin Klinik si subjekt juridik, një pjesë e kanë lënë jashtë akuzës dhe pjesa tjetër akuzohet vetëm për një shumë prej dy milion denarësh. Duhet të jenë edhe disa të tjerë, si ish-ministri që tani është bërë lider partie. Filipçe është bërë kryetar i LSDM-së. Kam theksuar dhe do të theksoj se këtu duhet të jetë një zinxhir i madh i të akuzuarve, por ky është shteti që kemi – ka sjellë dy persona këtu dhe tallen me ne,” tha njëri nga familjarët e viktimave.
Ish-drejtori i spitalit, Florin Besimi, në një deklaratë me shkrim për Klan M, tha:
“Shpresoj që gjykata të respektojë rekomandimet dhe vendimin e Gjykatës së Apelit dhe t’i zbatojë ato. Do t’ju lutesha mediave që të vazhdoni të raportoni në mënyrë profesionale, ashtu siç keni bërë deri tani, dhe të ndiqni me kujdes procesin,” tha shkurt Florin Besimi.
Më 5 qershor 2023, Gjykata Themelore e Tetovës dënoi me kusht drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Spitali Klinik i Tetovës u shpall fajtor për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, pas zjarrit tragjik në spitalin modular në vitin 2021, ku humbën jetën 14 persona. Gjykata gjithashtu vendosi të lirojë mjekun Boban Vuçevski dhe spitalin për akuzat lidhur me “mosrespektimin e rregullave shëndetësore”.
Drejtuesit Besimi dhe Etemi u dënuan me një vit e gjashtë muaj burg, por ky dënim është me kusht dhe nuk do të zbatohet nëse brenda tre viteve nuk kryejnë një vepër të re. Spitali, si person juridik, është dënuar me një gjobë prej një milion denarësh, të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve pas hyrjes në fuqi të vendimit. Ngjarja tragjike ndodhi më 8 shtator 2021, kur 14 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit në spitalin modular të Tetovës. /tvklan.mk