Zjarri në spitalin modular në Tetovë, Besimi: Do të del e vërteta së shpejti

Pas anulimit të senacës gjyqësore rreth zjarrit në spitalin modular në Tetovë para mediave u prononcua Florin Besimi i cili tha se me fakte do të argumentojnë të vërtetën.

“Të gjithë atë që kam për të thënë për këtë proces gjyqësorë të rastit tragjik, do ta them para gjykatës, lus juve që të përcjellin këtë rast, sepse unë personalisht i besoj sistemit gjyqësorë dhe jam i bindur se e vërteta do të dëshmohet. Jam i bindur dhe kërkoj durim nga ana e mediumeve, deri sa të fillojë procesi, se jam i bindur se me fakte dhe argumente do ta dëshmojmë të vërteten, kam besim se do të del e vërteta”, deklaroi mes tjerash Besimi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share