Zjarri në kazino – policia arreston një 42 vjeçar

Është ndaluar 42-vjeçari, banor i fshatit Buzalkovë të Velesit, i cili dyshohet se pasditen e sotme ka ndezur zjarrin në një kazino në Veles, përcjell KlanM.

“Sonte në ora 18:00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles kanë privuar 42-vjeçarin D.M. nga fshati Buzalakovë i Velesit, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr në një kazino në Veles me lëng të ndezshëm”, tha zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë raporti përkatës.

Zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 18 në një kazino në një ndërtesë në pjesën e re të Velesit. Në atë kohë kishte punonjës dhe më shumë lojtarë në kazino. Për shkak të tymit të dendur, të gjithë banorët janë larguar nga godina.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar dhjetëra zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes Veles me dy makina zjarrfikëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share