Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Oktis të Strugës. Një shtëpi ka marrë flakë, ndërsa brenda saj ka qenl një burrë i moshës 84 vjeçare. Fatkeqësisht, i moshuari nuk ka arritur t’i shpëtojë zjarrit, përcjell Klan M.
“Sot (05.04.2023) në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është raportuar se në ora 03:30 në fshatin Oktis të Strugës ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të M.M. Nga lëndimet e marra nga zjarri ka ndërruar jetë I.M.(84) nga i njëjti fshat, babai i MM. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Strugës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ekipet e policisë kanë kryer kqyrje në vendgjarje”, thonë nga MPB./KlanMacedonia