Zjarri i merr jetën 8 fëmijëve dhe nënës

Tragjedia në një familje emigrantësh sirianë në Turqi

Në Turqi, një zjarr i rënë në një pallat i mori jetën 9 refugjatëve sirianë.

Mes viktimave janë 8 fëmijë të moshave nga 1 deri në 11 vjeç. 6 prej tyre ishin motra dhe vëllezër dhe dy kushërinj të tyre. Viktimë mbeti edhe nëna 31-vjeçare e 6 fëmijëve.

Tragjedia ndodhi në qytetin veriperëndimor të Bursës. Shkak sipas autoriteteve, u bë soba me dru të cilën nëna e harroi hapur.

Familja ishte strehuar në Turqi prej 2017-ës, ndërsa 2 muaj më parë kishin marrë këtë apartament.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share