Zjarri afër Tetovës nën kontroll – shqyrtohen pasojat!

QSHP-ja DHE INSPEKTORATET NË TERREN

Është vënë nën kontroll zjarri në deponë për ngjyra dhe llaqe në Falishë të Tetovës – njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, siç përcjell KlanM, duke njoftuar se ende po del tymi, por në vendngjarje janë Zjarrfikësit e Tetovës për të kontrolluar situatën dhe ekipe policore që sigurojnë zonën.

Sipas QMK-së, një ekip i Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë është në terren për të konstatuar cilësinë e ujit të pijshëm, kurse rezultatet priten të jenë gati brenda disa ditëve. Megjithatë, sic percjell KlanM, QMK-ja njofton se konform informatave që I posedojnë nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, situate me ujin do të jetë në rregull, pasi thellësia nga ku merret uji është në 50 metra.

Ministrja për Ambient Jetësor, Kaja Shukova, sic njofton KlanM, ka deklaruar se do të ketë ndotje të ajrit, tokës dhe ujit, por se nuk mund të bëhen matjet për shkak se në vend nuk ka metoda për materje organike.

“Monitorimi automatik i shtetit bën matjen e materjeve joorganike. Në vend nuk ka metodë të akredituar që bën matjen e ndotësve organik. Kemi konsultuar laboratoret, por nuk mund të dalin në terren pasi nuk kanë metodë të akredituar, por dolën QMK-ja, ISHP-ja dhe Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor”, tha Kaja Shukova.

Kjo është hera e dytë në Tetovë të ndodhin fatëkeqësi me përmasa katastrofale. Andaj, siç njofton KlanM, Lëvizja Eco Guerilla shpreh shqetësime për ndotjen enorme të ajrin me ndikim negativ në shëndetin e qytetarëve dhe ambientin.

“Është koha që insitucionet relevante dhe Inspektoratet të rishikojnë rregullativat ligjore me të cilat do të ketë kontrolle dhe standarde më të rrepta për mbrojtje nga zjarri për fabrikat apo depot te të cilat ka materjale kimike nga djegia e te cilave mund të shkaktohen katastrofa të mëdha si këto. Poashtu duhet të shqyrtohen nëse fabrika ose deponi si këto duhet të jenë afër vendbanimeve ose duhet të jenë në zona industriale larg vendbanimeve”, thotë Lëvizja Eco Guerilla.

Ndryshe, zjarri në deponë e fabrikës shpërtheu dje rreth orës 10.30, kurse Qendra për Shëndet Publik bëri thirrje që qytetarët të mbeten në shtëpi, për shkak se djegia e materieve të këtilla krijon gazra të dëmshme dhe helmues.

Për shkak të sasive të mëdha që kimikateve që u dogjën gjatë zjarrit, nga QMK-ja, sic percjell KlanM, kishin kërkuar nga Departamenti për armatim bilologjik dhe kimik në ARM që të shqyrtojnë sasinë e ndotjes.

Gjatë shuarjes së zjarrit, përvec Zjarrfikësve të Tetovës, morën pjesë edhe kolegë të tyre nga Shkupi, Gostivari, Velesi dhe Kumanova. Për shkak të thithjes së tymit, ndihmë mjekësore kishin kërkuar katër zjarrfikës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share