Zjarrfikësit e Shkupit në terren në Gaziantep

Ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit tashmë janë në terren në Gaziantep së bashku me ekipet e tjera të shpëtimit.

“Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip intervenues për të ndihmuar në misionin e shpëtimit në Turqi, ndërsa ne kemi ndarë gjashtë milionë denarë nga buxheti i qytetit që do të dërgohen përmes Kryqit të Kuq të Maqedonisë për qëllime humanitare për t’u përballur me pasojat e tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri”, citohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Nga aty bëjnë me dije se mbeten në komunikim me autoritetet lokale nga Turqia dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo kohë sipas nevojave të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share