Zjarret rrethojnë sërish Athinën

Gjykata e Lartë kërkon hetime për djegien e 18 emigrantëve

Nuk kaloi një muaj nga ajo që konsiderohej si kriza më e rëndë e zjarreve e dekadave të fundit dhe në Greqi po përsëritet e njëjta situatë.

Athina është rrethuar sërish nga vatra të mëdha zjarri në pyjet në veri dhe në jug. Vatra më e re është ajo në jug në zonën e Shën Parashqevisë që shpërtheu gjatë natës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Flakët janë shumë pranë banesave. Ka nisur evakuimi i menjëhershëm i mijëra banorëve, ndërsa për vënien nën kontroll të zjarreve po ndërhyhet me helikopter.

Aktive është edhe vatra në veri të kryeqytetit në këmbët e malit Parnitha, ku janë angazhuar 202 zjarrfikës të mbështetur edhe nga vullnetarë dhe 65 automjete e 15 mjete ajrore të ardhura nga Suedia e Gjermania.

Zjarret masive vijojnë të jenë jashtë kontrollit në zonat përreth Aleksandropolit, atje ku të martën u gjetën të shkrumbuar në pyjet e djegur edhe trupat e 18 emigrantëve të jashtëligjshëm.

Me urdhër të Gjykatës së Lartë, prokurorët nisën hetime të dyfishta për këtë rast, për zjarrvënie të qëllimshme dhe dhunë raciste. Në ato zonë ka rrugëkalime ilegale të emigrantëve nga Turqia, të cilët synojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share