Autoritetet thirrje për të ulur ekspozimin në ambient të hapur dhe mbajtjen e maskave
Tymi nga qindra zjarre që po djegin Kanadanë lindore ka kaluar anën tjetër të kufirit duke detyruar nju jorkezët të mbajnë maska. Vetëm në qytetin Quebec ka 150 vatra aktive zjarri.
Zyrtarët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që të minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur.
Zyrtarët paralajmërojnë se kjo situatë e pazakontë pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
Në Quebec, më shumë se 15,000 banorë pritet të evakuohen ndërsa në Nju Jork do të shpërndahen një milion maska falas.
Rrokaqiejt e Nju Jorkut, të cilat mund të shihen me kilometra larg në një ditë të kthjellët, u bënë pothuajse të padukshëm.
Ura e Xhorxh Uashingtonit, një simbol ikonë që lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin, u mbulua i gjithi nga tymi.
Guvernatorja Kathy Hochul qetësoi qytetarët duke i garantuar se linjat e autobusëve dhe trenat e qytetit kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë.
Klan News