Zjarret në Kaliforninë jugore kërcënojnë banorët

Dy persona humbën jetën ndërsa mijë struktura janë shkatërruar, Kalifornia po përballet edhe me mungesë energjie

Dy persona humbën jetën dhe një urdhër evakuimi hyri në fuqi në qarkun e Hemet, Kaliforni për shkak të zjarreve të fuqishme.

Flakët dogjën më shumë se 2 mijë hektarë tokë, ndërsa zjarrfikësit të ndihmuar nga helikopterë dhe avionë kanë arritur të kontrollojnë vetëm 5% të zjarrit. Zjarri shkatërroi shtatë struktura dhe dëmtoi disa shtëpi përreth.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një qendër komunitare përkujdesjeje dhe pritjeje për të evakuuarit u krijua në një shkollë të mesme lokale. Zyrtarët e Distriktit Hemet thanë se shkollat ​​do të mbylleshin deri në përmirësimin e situatës. Zjarret e shumta u panë duke u përhapur edhe në Idaho. Pylli kombëtar Sawtooth tanimë është nën kërcënimin e zjarreve dhe sipas autoriteteve mund të djegë deri në 24 mijë hektarë .

Kalifornianët u përballën gjithashtu edhe me shumë ndërprerje të energjisë. Miliona njerëz u drejtuan drejt bregdetit për t’i shpëtuar vapës përvëluese. Autoritetet i bën thirrje banorëve që të frenojnë përdorimin e kondicionerëve dhe freskueseve nga frika se kërkesa e shtuar do të mbingarkonin furnizimet, duke çuar në ndërprerje të energjisë totale.

Paralajmërimi erdhi nga Operatori i Pavarur i Shërbimit të Kalifornisë i cili gjithashtu u kërkoi njerëzve të shmangin përdorimin e kondicionerëve në orët e pikut.

Ndërkaq nga ana tjetër ekspertët e motit po vëzhgojnë gjithashtu uraganin Kay, mund t’i drejtohet plazheve të San Diegos. Uragani Kay goditi bregun e Paqësorit të Meksikës ndërsa stuhia kërcënon të bëhet një stuhi e Kategorisë 2.

Stuhia goditi një vendpushim në rajonin e Colima, duke shkaktuar përmbytje. Turistët dhe vendasit janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg plazheve. Uragani Kay vrau tre persona në Meksikë gjatë fundjavës dhe solli dëme të konsiderueshme. Reshjet e mëdha nga Kay mund të çojnë në përmbytje, duke përfshirë rrëshqitje të dheut, në disa pjesë të Meksikës perëndimore.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share