Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, të paktën 11 viktima

35 persona janë plagosur, zjarri shpërtheu nga një qark i shkurtër i gjeneratorit

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një qëndër tregtare në qytetin e Karaçit në Pakistan.

Nga të plagosurit, 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më shumë se 60 persona ishin brenda qendrës tregtare kur zjarri shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës gjashtëkatëshe në qytetin port jugor.

Zjarri u ndez nga një qark i shkurtër i gjeneratorit dhe u përhap duke përfshirë dy kate.

Standartet  e dobëta të sigurisë dhe dhe zbatimi i dobët i tyre ka bërë që ndërtesat e mëdha në Pakistan të përfshihen shpesh nga zjarret.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share