Zjarr në një kishë në Egjipt, të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona u vranë dhe 45 u plagosën në një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës të dielën, raportuan burime për presitgjiozen Reuters. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrik që shpërtheu gjatë meshës në kishë në qytetin Giza të Egjiptit.

Zjarri bllokoi një hyrje në kishë, thanë të mbijetuarit, duke shtuar se shumica e të vrarëve ishin fëmijë.

“Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë. Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe shikonin duke rënë mbi njëri-tjetrin,” tha Yasir Munir, i cili kishte qenë në kishë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

“Pastaj dëgjuam një zhurmë, shkëndija dhe zjarr që dilnin nga dritarja”, tha ai, duke thënë se ai dhe vajza e tij ishin në katin e parë dhe mund të shpëtonin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share