Zjarr në kufirin Shqipëri – Greqi

Zjarr në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë në afërsi të Piramidës 17 në Kolonjë. Flakët janë të përmasave të mëdha pasi në atë zonë ndodhet një pyll i përzier me bredha dhe lisa.

Zjarri po përhapet me shpejtësi pasi favorizohet edhe nga era.

Raportohet se flakët momentalisht janë në pjesën greke dhe po ndërhyhet me helikopterë për shuarjen e tyre ndërkohë forcat zjarrfikëse shqiptare janë dërguar në zonën e kufirint për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në territorin e vendit tonë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share