Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin e Zakynthos në Greqi. Zjarri ka rënë zonën e pyllëzuar të Tsilivi.
Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin dhe kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve në këtë zonë pasi rrezikohen banesat.
Aktualisht flakët janë përhapur në një zonë të banuar, sipas mediave greke.
Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikës dhe 13 automjete për të shuar zjarrin.
Ndërsa banorëve të zonës u është dërguar në celular një mesazh emergjence, që u kërkohet të jenë gati në rast se kërkohet evakuimi i menjëhershëm.
/tvklan.al