Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zone – thuhet në komunikatën nga Zona Ekonomike e Tetovës.
“Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë “E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj” – thuhet në komunikatë.
Nga ZIZHT Tetovë kanë mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, por bëjnë thirrje për kujdes.
“Çdo tentim për njollosjen e kësaj zone paraqet baltosje të punëdhënësit më të madh në Rajonin e Pollogut dhe më gjerë si dhe baltosja e 2.500 të punësuarve dhe familjeve të tyre që sigurojnë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre në Zonën Ekonomike të Tetovës. Kjo nuk është në dobi të askujt – thuhet në komunikatë.
Nga ZIZHT Tetovë, shprehin keqardhje për mosrealizimin e këtj projekti., duke potencuar se çdo mesazh i gabuar e tendencioz krijon pasoja negative për investitorët potencial dhe mbi të gjitha për investitorët ekzistues./tvklan.mk