Shtohet lista e trajnerëve kandidatë për të drejtuar ekipin e Bayern Mynih sezonin tjetër. Sipas “Sky Deutschland”, emri më i fundit është ai i francezit Zinedine Zidane, me të cilin klubi ka patur disa kontakte.
Klubi ka konfirmuar për momentin trajnerin Thomas Tuchel, pavarësisht vështirësive në kampionat dhe Champions. Gjithsesi, drejtuesit nuk duan të kapen të papërgatitur nëse situata përkeqësohet.
Zidane, 51 vjeç, nuk drejton një skuadër që nga vera e vitit 2021, pasi përfundoi kontratën te Real Madrid. Pikërisht për këtë arsye do të kishte avantazhin që të mund të merrte menjëherë skuadrën.
Bavarezët vijnë pas tri humbjeve radhazi, dy në Bundesligë dhe një Champions League. Protestat e tifozëve janë të shumta dhe kandidatët për të zëvendësuar Tuchel po ashtu. Alonso, Flick e së fundi Conte e Zidane, janë kandidatë për stolin e bavarezëve.