‘Zien’ Spanja, pushuesit lajmërohen për ciklone tropikale

Pushuesit në Spanjë janë paralajmëruar që të përgatiten për ‘ciklone’ të mundshme tropikale. Stuhitë e rralla mesdhetare, të njohura si “medicane” janë rritur në shifra për shkak të temperaturave.

Këto stuhi mund të shkaktojnë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Niveli i rritur i detit ka rritur gjasat që të ndodhë fenomeni i motit. Për këtë arsye, turistët që do të zgjedhin brigjet spanjolle javën e ardhshme, janë lajmëruar se mund të hasin një ngjarje të tillë natyrore.

Temperatura e detit në disa pjesë të Mesdheut kanë arritur 30 gradë, 5 më shumë se sa mesatarja. Në Formentera, Ibiza, metereologët regjistruan temperatura përvëluese prej 44.5 gradë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share