Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi: 700 të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 700 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se ka goditur 400 objektiva terroriste dhe ka vrarë disa komandantë të Hamasit gjatë të njëjtës periudhë, teksa shtoi se nuk do të reduktonte sulmet e saj, pavarësisht lirimit të 2 pengjeve të tjerë nga Hamasi.

Ndërkohë agjencitë e ndihmës së OKB-së bënë thirrje për akses të qëndrueshëm dhe të sigurt humanitar në Gaza, duke paralajmëruar se operacionet e tyre të shpëtimit nuk mund të vazhdojnë më nëse nuk furnizohen me karburant.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një e treta e spitaleve në Gaza nuk funksionojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ilaçeve dhe stafit, dhe mungesa e ujit të pastër paraqitet kritike.

Izraeli filloi fushatën e tij bombarduese kundër Hamasit, të cilin Izraeli, Britania e Madhe, SHBA dhe fuqi të tjera e klasifikojnë si organizatë terroriste Në përgjigje të sulmit ndërkufitar më 7 Tetor, u vranë të paktën 1,400 njerëz dhe 222 të tjerë u morën peng.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, afro 5,800 njerëz janë vrarë në Gaza që prej nisjes së sulmeve./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share