Zidan: Të luash në finalen e Kupës së Botës është një ëndërr fëmijërie

Kur vetëm disa minuta na ndajnë nga nisja e finales, Argjentinë-Francë, legjenda e “gjelave”, Zinedin Zidan iu drejtua kombëtares franceze përpara finales së Kupës së Botës 2022.

Zidan tha se të luash në finalen e Kupës së Botës është një ëndërr fëmijërie, si dhe inkurajoi të tijët për të arritur një tjetër sukses, në nivel ndërkombëtar.

“Të luash në finalen e Kupës së Botës është një ëndërr fëmijërie. Le të marrim yllin e tretë! Shkoni përpara, Les Bleus!”, shkruan Zidan në rrjetet e tij sociale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se Franca fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Kupën e Botës 2018.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share