Zidan Tairi, talenti i futbollit me të ardhme të ndritur

Nga 25 prilli është pjesë e Hoffenheim në Bundesligë

I lindur në vitin 2007, në Zvicër, Zidan Tairi, prindërit e të cilit janë me preardhje nga Gostivari, babai të cilit është një ish futbollit (Mirat Tairi), konsiderohet  njëri ndër talentët më të mëdhenj  të futbollit në Europë. Ai hapat e para i ka filluar me ekipin FC Zürich, prej ku edhe i kaluar të gjitha grupmoshat në kombëtaren zvicerane, dhe akualisht është pjesë kombëtares  U-17.

Zidan Tairi në në mënyrë permanente ishte në mbikqyrjen e menaxherëve të Manchester City dhe Bayern Munih, por fati deshi që nga 25 prilli i këtij viti me marrëveshje të skuadrës zvicerane, FC Zürich të transferohet në Hoffenheim të Bundeligës gjermane. Kjo flet shumë për këtë talent të rallë të futbollit.

Se bëhet fjalë për një super talent është edhe fakti se nga data 28 prill 2023, për imazhin dhe talentin e tij do të përkujdeset kompania e njohur për veshje sportive, Adidas.

Talenti Zidan Tairi u shpall lojtari më i mirë në turneun ndërkombëtar të grupmoshave U-17, ku kanë marrë pjesë reprezentacionet e Spanjës, Serbisë, Ganës dhe Zvicrës.

Pra, pas vëllezërve Taulant dhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Admir Memedi e Ardon Jashari, Zvicra po nxjerr në sipërfaqe edhe një super talent të futbollit me prejardhje shqiptare, siç është Zidan Tairi.

Përgatiti: Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share