Ziberi në Klan Debat: Me Ligjin për amnisti pritet të lirohen rreth 300 të burgosur!

“NUK DUHEJ TË PËRDOREJ FLAMURI EVROPIAN GJATË SJELLJES SË NDRYSHIMEVE NË KODIN PENAL”

Partitë politike po e shfrytëzojnë politikisht propozimin e Ligjit për amnisti, sipas Avokatit të Popullit, Naser Ziberi.

Opozita maqedonase, sipas tij, nuk po jep argumente bindëse për kundërshtimin e këtij ligji, ndërsa nga ana tjetër, siç thotë Ziberi, ka shumë argumente se pse deputetët duhet ta votojnë këtë ligj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ligji për amnisti, sipas Avokatit të Popullit, është instrumenti i vetëm i momentit për ta lehtësuar situatën e rëndë të krijuar në burgjet e Maqedonisë.

I pyetur se sa persona do të lirohen nga burgu me këtë ligj, Ziberi tregoi shifrat nga analiza e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

 “Sipas analizave të Drejtorisë për Ekzekutimin e Dënimeve në qoftë se aprovohet ligji në formën e propozuar, diku rreth 300 persona do t’i braktisin burgjet dhe do të zvogëlohet numri i personave që vuajnë dënimin me burg. Kuptohet se nuk duhet të pretendojmë se amnistia na e zgjidh problemin nëpër burgje. Problemi është shumëdimensional, prandaj edhe masat duhet të jenë multidiciplinare. Zgjidhja afatgjate dhe e shëndoshë është që të rriten kapacitetet e vendosjes”, tha Naser Ziberi.

Duke komentuar ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Ziberi tha se nuk duhej të përdoret flamuri evropian si pretekst për ta penguar debatin serioz gjatë sjelljes së këtyre ndryshimeve.

“Unë nuk mendoj se këto ndryshime mund të shfrytëzohen për krijimin e një shumice të mjaftueshme për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, për arsye se personat që janë të prekur nga kjo nuk mund ta shfrytëzojnë ndryshimin e Kodit Penal si mundësi për t’i ikur përgjegjësisë”, tha Ziberi.

Ai shtoi se edhe mundësia e rikthimit të Gruevskit, që përfolet shumë pas ndryshimeve të Kodit Penal, nuk mund të zgjidhet me këtë çëshje, por me tjetër. Këtu përmendi mendimin e Gjykatës Supreme për amnistinë e abroguar të ish presidentit, Gjorge Ivanov./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share